Harris thirrje Trump për debatin e dytë, një ditë para hapjes së qendrave të votimit

schedule09:47 - 23 Shtator, 2024

schedule 09:47 - 23 Shtator, 2024

Përballja në SHBA është në kulmin e saj, pak muaj para zgjedhjeve presidenciale. Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris i kërkoi dje kundërshtarit të saj republikan, ish-presidentit Donald Trump të zhvillon një debatë të dytë, pak para votimit të parakohshëm që tashmë ka filluar në disa shtete.

Harris i bëri thirrje  Trump të pranojë propozimin e CNN për një debat të dytë më 23 tetor, pas atij të organizuar nga ABC më 10 shtator.

“Ai duhet ta pranojë atë sepse unë besoj se ne i detyrohemi popullit amerikan dhe votuesve që të kemi një debat tjetër përpara ditës së zgjedhjeve,” u tha kandidatja mbështetësve në një mbledhje fondesh për fushatën e saj në Nju Jork.

Donald Trump u tha mbështetësve në Karolinën e Veriut dje se është vonë për një debat të dytë sepse votimi tashmë ka filluar.

Kamala Harris pranoi se procesi i votimit të parakohshëm është duke u zhvilluar në disa shtete, por shtoi se është një garë e ngushtë dhe ka më shumë se një muaj deri në votën vendimtare.

Kandidatja demokrate siguroi 27 milionë dollarë fonde dje në Nju Jork, më së shumti që ajo ka mbledhur që kur u bë kandidate presidenciale e partisë së saj, tha një zyrtar i fushatës.

Në një fjalim në Pittsburgh që pritet të mbajë gjatë kësaj jave, Harris pritet të përshkruajë propozimet e reja të politikave ekonomike që synojnë të ndihmojnë më shumë amerikanë të sigurojnë të ardhura më të larta, sipas tre burimeve të njohura me planin e saj.

Ndërkohë, sipas një sondazhi nga NBC, zv.presidentja ka një avantazh prej 5%  ndaj republikanit (48-40%).

/abcnews.al