A do të rikandidojë në 2028 nëse humbet në zgjedhjet e Nëntorit? Ja si përgjigjet Trump

schedule20:45 - 22 Shtator, 2024

schedule 20:45 - 22 Shtator, 2024

Donald Trump ka përjashtuar mundësinë e kandidimit në zgjedhjet presidenciale të 2028 në Shtetet e Bashkuara nëse humbet në zgjedhjet e ardhshme të nëntorit.

Duke iu përgjigjur pyetjes nëse do të kandidonte sërish nëse humbiste, ish-presidenti amerikan tha në një intervistë për mediat amerikane: “Jo, nuk e bëj. Nuk e shoh fare këtë.”

Megjithatë, ai tha se shpresonte që të ishte i suksesshëm në kutinë e votimit më 5 Nëntor./abcnews.al