Mjekët e punësuar në qendra shëndetësore ose spitale publike që duan të punojnë dhe në privat këtë kërkesë të plotësuar duhet tja praqesin drejtuesit të institucionit shëndetësor ku punojnë brenda dy muajsh.
Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë udhëzimin sipas të cili drejtuesit e spitalit publik do të vendosin nëse mjeku do të punojë dhe në privat apo jo.
Vendimin titullari duhet ta marrë brenda dhjetë ditësh duke u bazuar në ngarkesën e orëve të punës në spital, ngarkesën mendore dhe fizike që kërkohet për specialitetin e mjekut si dhe mbulimin e shërbimit nga personeli tjetër mjekësor në institucionin shëndetësor publik.
Nëse drejtuesi I qendrës shëndetësore apo spitalit publik nuk shprehet brenda dhjetë ditësh nga paraqitja e kërkesës, mjeku ka të drejtë të ankohet pranë ministrisë së Shëndetësisë e cila ngre një grup të posaçëm për vlerësimin e ankimimit.
Sipas ndryshimeve në ligjin për urdhrin e mjekut një mjek I cili shërben në shtet duhet punojë jo më shumë se 30% të oreve në privat ndërsa shefat e çdo niveli në një institucion shëndetësor publik dhe në Universitetin Mjekësor Publik nuk mund të mbajnë funksione drejtuese në spitalet private.
Të dhënat e plotësuara nga mjekët më pas do të hidhen në një regjistër elektronik online ku qytetarët do të mund të mësojnë oraret kur bluzat e bardha shërbejnë në shtet dhe privat.
Në vendin tonë funksionojnë 823 klinika dhe spitale privat ku ofrojnë shërbim shumica e mjekëve të punësuar dhe në publik. Situata aktuale sipas ministrisë ka krijuar konflikt interesi dhe ka ndikuar negativisht në cilësinë e shërbimit shëndetësor publik. Për të rregulluar marrëdhniet e punës mes publikut dhe privatit qeveria ndërmori ndryshimet ligjore./abcnews.al