I kërkoi 5 mijë euro/ Shantazhonte 33-vjeçaren se do i publikonte video dhe foto, arrestohet autori

schedule09:59 - 20 Shtator, 2024

schedule 09:59 - 20 Shtator, 2024

Finalizohet operacioni i koduar, “Phone Fiend”. Policia e Tiranës ka vënë në pranga 30-vjeçarin, Indrit Vucaj banues në Bulqizë pasi dyshohet se shantazhonte një shtetase dhe familjarët e saj, për mospublikimin e videove dhe fotove personale të saj, në rrjete sociale. Në këmbim i riu kërkonte 5000 euro.

Ky shtetas më përpara ka qenë 7 herë i shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve në shtetin zvicerian.

Falë veprimeve hetimore profesionale nga specialistët e Sektorit të Hetimit të Krimeve Kibernetike, të kryera gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është bërë dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi, i cili dyshohet se ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një 33-vjeçare dhe familjarët e saj, për mospublikimin e disa fotove dhe videove personale të 33-vjeçares, në rrjete sociale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/