Tashmë gjithçka është e konfirmuar, Federico Dimarco e Marko Arnautovic nuk do të luajnë ndaj Manchester City.
Konfirmimi vjen nga kampi stërvitor i “Zikalëtërve”, “Appiano Gentile”, mesditën e kësaj të marte, me mbrojtësin e krahut të majtë që nuk u stërvit me skuadrën në fushë por qëndroi pushim për shkak të lodhjes së shkaktuar në ndeshjen ndaj Monza, ndërsa sulmuesi u zgjua me temperaturë dhe nuk mori pjesë në seancë.
Të dy futbollistët nuk do të nisen me “gjigantët” italianë për në Angli, ndërkohë që pjesa tjetër e grupit të futbollistëve të trajnerit Inzaghi është e plotë.
Ndërkaq, kujtojmë se trajneri Inzaghi dhe Inter i tij do ta nisë aventurën në Champions League pikërisht me sfidën ndaj Manchester City, teksa vetëm dy sezone më parë të dyja skuadrat u përballen me njëra-tjetrën, në finalen e madhe të po këtij kompeticioni. /i.m /abcnews.al