Edicioni i ri i futbollit amator do të ngrejë siparin të enjten më 19 shtator, me ndeshjen finale të Superkupës mes Vila L dhe Kastriotët.
Dy skuadrat që fituan titujt më të rëndësishëm të sezonin të kaluar (Vila L – skuadra kampione e edicionit 2023-2024 dhe Kastriotët – kampioni i FSHF Cup) do të përballen së bashku në “Shtëpinë e Futbollit” për trofeun e parë sezonal.
Ndeshja do të luhet në orën 20:30 dhe do të transmetohet live në kanalin zyrtar të FSHF në Youtube. Sakaq, hyrja për të gjithë tifozët në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë falas.
Më 23 shtator do të nisë edhe edicioni i gjashtë i kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”. Pas hedhjes së shortit nga Departamenti i Futbollit Amator në FSHF, gjithçka është gati për një tjetër sezon emocionues dhe spektakolar. /FSHF