Hasani takohet me ambasadorin e ri britanik: Thellojmë bashkëpunimin në fusha të ndryshme, nxisim më shumë investime në Shqipëri

schedule15:31 - 16 Shtator, 2024

schedule 15:31 - 16 Shtator, 2024

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani është takuar me ambasadorin e ri britanik, Nicholas Abbott. Në një postim në rrjete sociale, ministri Hasani thotë se kanë folur për lidhjet e forta politike dhe partneritetin mes dy vendeve.

“Me Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar 🇬🇧 në Tiranë, Nicholas Abbott, me të cilin vlerësuam lidhjet e forta politike dhe partneritetin midis vendeve tona.”, shprehet Hasani.

Më tej, ai shton: “Mirëpresim thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sigurisë kibernetike, energjisë, infrastrukturës si dhe nxitjen e më shumë investimeve britanike në Shqipëri.”

/abcnews.al