Studentët preferojnë konviktet/ Gjirokastër, shkak shtrenjtimi i qirave të apartamenteve

schedule15:18 - 16 Shtator, 2024

schedule 15:18 - 16 Shtator, 2024

Studentët në Gjirokastër po i rikthehen jetesës në konvikte.

Kanë zgjedhur qëndrimin në rezidencat studentore pasi qiratë e apartamenteve në qytetin e gurtë janë shtrenjtuar.

Administratorë të konvikteve thonë se kushtet janë përmirësuar.

Ndërsa çmimet vijojnë të jenë të përballueshme për buxhetet e të rinjve.

Në prag të nisjes së vitit akademik, kërkesa ka pasur edhe pranë agjencive imobiliare por drejtues të tyre thonë se studentët janë në kërkim të apartamenteve me sipërfaqe te vogla dhe çmime të lira.

Me qiratë në rritje, edhe këtë vit pritet që dy konviktet në Gjirokastër të akomodojnë numër të lartë studentësh.

/abcnews.al