Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë kenianë

schedule22:35 - 13 Shtator, 2024

schedule 22:35 - 13 Shtator, 2024

Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe gjysmë të kualifikuar pas një marrëveshje të arritur për emigracionin dhe punësimin.

Kenia po përballet me vështirësi për të siguruar punë dhe të ardhura të mjaftueshme për profesionistët e saj të rinj, ndërsa Gjermania nga ana tjetër po përballet me mungesë të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Emigracioni është një problem i madh në Gjermani, pas rritjes së popullaritetit të partisë së ekstremit të djathtë anti-emigracion, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Qeveritë e njëpasnjëshme në Berlin kanë lejuar një numër relativisht të madh azilkërkuesish të vendosen në vend vitet e fundit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!