Lufta në Ukrainë, sulmet ruse vrasin tre punëtorë të Kryqit të Kuq në Donetsk

schedule15:31 - 12 Shtator, 2024

schedule 15:31 - 12 Shtator, 2024

Tre punëtorë të Kryqit të Kuq u vranë nga bombardimet ruse në Donetsk të Ukrainës.

Lajmi është konfirmuar nga vetë kryeministri Volodymyr Zelensky, i cili shtoi se dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. “Fatkeqësisht tre persona u vranë nga ky sulm rus. Dy të tjerë u plagosën”, shkruan Zelensky në një postim në platformën Telegram.

Dmytro Lubinets, Komisioneri ukrainas për të Drejtat e Njeriut, tha se viktimat ishin “tre shtetas ukrainas, punonjës të KNKK”.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Veroliubovka, që ndodhet afërsisht 8 kilometra nga vija e frontit të luftës.

/abcnews.al