Shpaloset fondi i artë i Galerisë/ Varvarica hedh poshtë dyshimet: Veprat nuk janë shitur!

schedule10:05 - 12 Shtator, 2024

schedule 10:05 - 12 Shtator, 2024

Në një rrëfim në Pas Mesnatë, Suzana Varvarica, kuratore dhe studiuese e artit, hedh poshtë zërat se veprat në Galerinë e Arteve janë vjedhur apo janë shitur.

Duke folur për ekspozitat lëvizëse të Galerisë së Arteve, Varvarica tha se kjo zërat erdhën si rezultat i disa thashethemeve, por për një vend të vogël si ky I yni, një gjë e tillë me artin nuk duhet të ndodhë.

“Nuk është ekspozitë lëvizëse, është ekspozitë lëvizëse nga galleria në një galeri tjetër, por jo lëvizëse e një koleksioni, janë 4 koleksione. Zërat erdhën si rezultat i disa thashethemeve, ose poshtërimeve. Jemi një vend i vogël dhe nuk na lejohet të poshtërojmë asgjë, duhet të pranojmë atë cka po ndodh me ne. jemi në një transformim total si shoqëri. Nga një shoqëri komuniste po shkojmë në një shoqëri liberale, e cila kërkon që ta krijojë fizionominë e vet dhe artet pamore është një segment, që do ta krijojë këtë lloj shoqërie.

Dhe vërtetë të vjen keq kur dëgjon që Galerisë Kombëtare të ateve i janë shitur veprat e artit, ose i janë marrë, I janë vjedhur. Galeria ka qenë gjithmonë prezent duke iu shpjeguar që veprat janë gjithmonë në koleksion, pavarësisht vështirësive të mëdha si institucion. Kjo Galeri do bëhet një muze i arteve të bukura, dhe brumin kjo galeri e ka” – u shpreh ajo./abcnews.al