Berisha i pandehur për korrupsion/ Ish-kryeministrit iu komunikua akuza nga SPAK

schedule12:46 - 11 Shtator, 2024

schedule 12:46 - 11 Shtator, 2024

Pas 8 muaj i izoluar, Sali Berisha zbriti nga kati i 8-të.

Por të gjitha rrugët e çojnë vetëm në SPAK.

Ku i rrethuar nga mbështetës të tij, ai hyri në Prokurorinë e Posaçme, këtë të mërkurë, si një triumfator.

Por doli si i pandehur për korrupsion aktiv për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Je zyrtarisht i pandehur?

“I pandehur, atë akuzë që kam patur (korrupsion pasiv). Asgjë tjetër përveçse 500 faqe mashtrime, mashtrime. Më ka korruptuar dhëndri im.”

Por nuk do e bëj të njëjtin gabim, si në fillim, duke refuzuar kërkesat për t’u paraqitur kur do të thirret në SPAK, në vijim.

“Problemi im është këtu, se jam vënë në hetim 3 vjet pa u thirr njëherë. Sapo më kanë thirrur kam ardhur. Masat u vendosën pa më thirrur, pa më pyetur, në kundërshtim me Kushtetutën, pa më pyetur.”

Para prokurorëve të posaçëm nuk qëndroi më gjatë se rreth 20 minuta, por duket se sulmin e ka mbrojtjen më të mirë.

 “Piramidë fund e krye mashtrimi! Shpella e krimit të organizuar në Shqipëri”

Kjo bëhet edhe më dukshme teksa mbështetësit e tij e shoqërorin me thirrje pro tij. Para dyerve të SPAK, Berisha pati thirrur këtë të mërkurë militantët e vet, por edhe kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi mobilizoi deputetët mbështetës të tij, për të mos munguar, edhe pse vet ai në vijimësi ka deklaruar se mbështet SPAK-un dhe punën që bën.

Ndoshta në vijim, mbështetësit e Berishës do të dalin sërish para SPAK, por deri në momentin që do të nis gjykimi ish-kryeministri do të vijojë të flas çdo mbrëmje nga ballkoni i katit të tetë i banesës së tij, ku ai u rikthye sërish për të vijuar izolimin, të paktën deri sa gjykata të vendos ndryshe për të./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!