Sopranoja shqiptare tregon fillimet në Francë: U përzgjodha në audicion mes 300 kandidatëve, gjuhën nuk e dija shumë mirë

schedule10:33 - 11 Shtator, 2024

schedule 10:33 - 11 Shtator, 2024

Gjatë rrëfimit të saj në emisionin “Pas Mesnate”, sopranoja e njohur, Blerta Zhegu ka treguar fillimet e saj në Francë, ku dhe sot njihet si zëri shqiptar i operas së Parisit.

Ajo ka thënë se fillimi ishte i vështirë, pasi gjuhën nuk e dinte shumë mirë dhe bëri një audicion, në të cilin u shpall fituese mes 300 garuesve.

Sakaq, Blerta u ndal dhe te periudha që ka jetuar në Itali, ku dhe ka jetuar për tre vite.

“Fillimet janë gjithmonë të vështira, unë nuk e kisha menduar që të jetoja në Francë, por bëra një audicion prestigjoz dhe u mora ndërkohë që seleksioni ishte shumë i madh, pasi ishin 300 veta në garë dhe u morën 15 vetë. Kisha pak kohë që flisja frengjisht dhe nuk është se kisha menduar për Francën për atdheun tim të dytë, por më pas u gjenda mirë dhe gjërat mirë. Jam kthyer rregullisht në Shqipëri, qoftë për pushime, qoftë dhe për koncerte.

Roli im i parë ka qene në Itali në Teatrin e Bolzanos, pasi unë në fillim kam qene për specializim në Itali dhe kam jetuar për 3 vite. Nuk ishte aq e lehtë, por unë mund ta kujtojë si një eksperiencë pozitive, pasi ishte viti im i parë dhe direkt debutova në teatër. Ishte kënaqësi dhe duke qene unë më e vogla, ekipi më kishin më me kujdes, ndihesha çik më e përkëdhelur, por e kam përballuar me sukses. Ishte një moment gazmor, që më solli eksperienca të tjera më mbas”, u shpreh sopranoja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!