Hasani zhvillon bisedë telefonike me homologun ukrainas: Rikonfirmova angazhimin e Shqipërisë për pavarësinë e Ukrainës

schedule19:21 - 10 Shtator, 2024

schedule 19:21 - 10 Shtator, 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Andrii Sybiha.

Hasani i ka shprehur urime dhe mbështetje në detyrën e tij të ri, gjatë këtyre kohëve sfiduese. Ndër të tjera ministri shprehet se ka rikonfirmuar angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Zhvillova sot një bisedë telefonike me homologun tim ukrainas, Andrii Sybiha. I shpreha urimet më të përzemërta dhe mbështetjen time të plotë, në detyrën e tij të re gjatë këtyre kohërave sfiduese.

Rikonfirmova angazhimin e palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.”, shkruan Hasani në rrjetet sociale.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!