Formacioni, “kopje” e Ukrainës/ Trajneri Sylvinho nuk pritet që të bëjë ndryshime

schedule15:41 - 10 Shtator, 2024

schedule 15:41 - 10 Shtator, 2024

Ndoshta do të respektohet parimi i vjetër i futbollit.

Skuadra që fiton, nuk ndryshon, është thënia, dhe trajneri i Kombëtares, Silvinjo, besohet se nuk do të bëjë ndryshime për sfidën e sotme, në krahasim me atë të së shtunës.

Braziliani e ka parë nga afër skuadrën në stërvitje, dhe është bindur se futbollistët I kanë rikuperuar energjitë e shpenzuara ndaj Ukrainës.

Për këtë arsye, formacioni-bazë mund të jetë I njëjti edhe kundër Gjeorgjisë, pra me Strakoshën në portë, me dyshen Ismajli-Kumbulla që bindi në qendër të mbrojtjes, me treshen e mesfushës Laçi-Ramadani-Asllani, dhe me lojtarët përpara si Asanin e Bajramin, si dhe Manaj në rolin e qendërsulmuesit.

Padyshim, nuk mund të mungojë Mitaj në të majtë të mbrojtjes, ndërsa ka vetëm një dyshim.

Silvinjo mund të vendosë ndoshta për Balliun në të djathtë në prapavijë, ndonëse Hysaj mbetet favorit.

Trajneri brazilian kreu stërvitje të lehta, vetëm dy seanca gjithsej pas Ukrainës, njërën në Pragë dhe tjetrën në “Arenën Air Albania”, ku do të luhet ndeshja e Ligës së Kombeve në orën 20:45.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!