Apeli i Krimeve të Rënda jep vendimin për Redjan Rrajën

schedule10:45 - 20 Nëntor, 2019

schedule 10:45 - 20 Nëntor, 2019

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka dhënë masën “Arrest me burg” për Redjan Rrajën.

Apeli ka lënë fuqi vendimin e shkallës së parë për Rrajën, i arrestuar si i dyshuari kryesor pë atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe dy miqve të tij.

Rraja e ankimoi pak ditë më parë masën e dhënë nga Krimet e Rënda. Ndërkohë Apeli ka rrëzuar sot kërkes ë e tij duke e lënë sërish në burg.

Redjan Rraja është i vetmi i arrestuar si i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoj shoferi i tij, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho.

Ngjarja ndodhi pasditen e 1 nëntorit. Prokurori Rraja dhe dy miqtë e tij mbetën të plagosur, ndërsa 6 ditë pas atentatit humbi jetën te Trauma shoferi Andi Maloku./abcnews.al 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!