Mbledhja e grupit të PS/ Qefalia: Drejtuesit politikë të qarqeve kanë marrë udhëzimet përkatëse

schedule13:24 - 10 Shtator, 2024

schedule 13:24 - 10 Shtator, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se drejtuesit socialistë të qarqeve, kanë marrë detyrat dhe udhëzimet, lidhur me fushatën elektorale, teksa na ndajnë pak muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare në vitin 2025.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Qefalia u shpreh se mbledhjet në PS, po zhvillohen në kuadër të përgatitjes edhe të sesionit të ri parlamentar.

“Faktikisht, mbledhja e Kryesisë vjen pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare. Ka startuar punimet e Kuvendit, por edhe fushata elektorale. Gjithçka po përgatitet edhe për të vijuar sesionin e ri parlamentar. Edhe mbledhja e grupit u foksua në seancën e ditës së enjte. Mbledhja e Kryesisë është mbledhje rutinë, ka preçizuar detyra që vijnë në vijim të detyrave të ngarkuara nga asambleja. Drejtuesit politikë të qarqeve kanë marrë udhëzimet përkatëse, për të zbritur në terren. Roli dhe misionit i deputetit është pjesëmarrja në komisionet parlamentare, në seancat parlamentare, të ketë kontakte të pandërprera me elektoratin. Mënyra sesi është sinkornizuar kjo, kryeministri tërhoqi vëmendjen. Kjo i shërben më së miri jo vetëm problamtikës ligjore, por njëkohësisht sjell në vëmendje edhe problematikat që kanë qytetarët”, theksoi ai./abcnews.al