Nga Kosova në Indonezi me biçikletë, shqiptari pedalon 13 mijë km në një vit për t’i propozuar të dashurës

schedule08:41 - 10 Shtator, 2024

schedule 08:41 - 10 Shtator, 2024

Çeki Hoti është çiklisti shqiptar që ka bërë një sakrificë të madhe për dashurinë. Ai po pedalon 13 mijë kilometra për t’i propozuar të dashurës nga Indonezia.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Hoti ka treguar të gjithë historinë e tij të dashurisë, duke theksuar që komentet për të janë të shumta.

“Unë aktualisht jam në Turqi dhe do të nisem drejt Indonezisë. Dashuria është tempulli që jam unë duke e ndërtuar, ndërsa biçikleta është motorri. E dashura ime ka pranuar, por tani është përfundimi.

Mua më ka pëlqyer një pasion i madh të shkruaj letra dhe i kam shkruar në një aplikacion, më pas kemi kaluar në Instagram. Shumë komente ka pasur nga rrjetet sociale, duke më thënë se mos të del mashkull, apo të ka gënjyer. Tani mbas Turqisë, do të shkoj në Iran, i cili është një qytet i madh”, u shpreh Çekiu./abcnews.al