Kaos në aeroportet Gatwick dhe Heathrow në Londër, anulohen dhjetëra fluturime për shkak të mungesës së stafit

schedule10:57 - 9 Shtator, 2024

schedule 10:57 - 9 Shtator, 2024

Mijëra fluturime drejt dhe nga aeroportet Gatwick dhe Heathrow të Londrës u anuluan për shkak të motit të keq dhe mungesës së stafit të kullës së kontrollit për shkak të një greve të papritur.

Rreth 3,500 udhëtarëve për dhe nga Gatëick iu tha këtë mëngjes se të paktën 20 fluturime ishin anuluar. Shumica do të fluturonin me easyJet për në Ibiza dhe gjashtë destinacione të tjera, duke përfshirë Napolin dhe Nice, Francë.

Më pas u analuan 64 fluturime të easyJet dje për shkak të mungesës së stafit në Gatwick. Një total prej të paktën 100 fluturimesh u anuluan mbrëmë në Gatwick dhe të tjera u vonuan shumë, duke përfshirë fluturimin e Wizz Air për në Romë.

Nga e premtja deri të dielën British Airways anuloi 240 fluturime duke prishur planet e rreth 40,000 udhëtarëve.

Shefi i Ryanair, Michael O’Leary, ka bërë thirrje për dorëheqjen e shefit ekzekutiv të Nats, agjencisë së kontrollit të trafikut ajror që drejton kullën e kontrollit në Gatwick.

“Këto kufizime janë për shkak të mungesës së papritur të personelit të kullës së kontrollit, të kombinuara me kufizimet ekzistuese për shkak të motit të keq në Mbretërinë e Bashkuar dhe Europë.

Ne kërkojmë ndjesë sinqerisht për shqetësimin dhe po punojmë ngushtë me aeroportin dhe linjat ajrore për të minimizuar efektet”, tha një zëdhënës i Nats.

/abcnews.al