Tragjedi në Turqi/ Gjendet e vdekur 8 vjeçarja e zhdukur prej 19 ditësh, e kishin futur në një thes

schedule08:59 - 9 Shtator, 2024

schedule 08:59 - 9 Shtator, 2024

Trupi i një vajze 8-vjeçare, e cila ishte zhdukur prej 19 ditësh, është gjetur në provincën Dijarbakır, në juglindje të Turqisë , njoftoi sot ministri i Brendshëm turk.

“Fatkeqësisht, trupi i pajetë i Narin, i cili u zhduk në fshatin Tavsadepe në rrethin Baglar të Dijarbakirit, u gjet nga ekipet tona të xhandarmërisë”, tha Ali Gerlikaya.

Trupi i Narin Guran u gjet në një thes, i vendosur në një lumë një kilometër larg fshatit ku ajo jetonte me familjen e saj,

Në kuadër të hetimeve të kryera nga Prokuroria e Dijarbakirit, u arrestuan 21 persona, njoftoi ministri i drejtësisë Yilmaz Tundz.

Dy prindërit dhe vëllai më i madh i Narin janë në mesin e të arrestuarve, sipas rrjetit turk të lajmeve NTV.

“Lajmi i hidhur për Narin, i cili u vra brutalisht, na ka lënduar thellë të gjithëve”, ka reaguar presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një postim në platformën X.

“Unë personalisht do të monitoroj procesin gjyqësor për të siguruar që ata që na vrnaë Narin të marrin dënimin më të ashpër që meritojnë,” shtoi ai.

Zhdukja e vajzës më 21 gusht dhe kërkimet që kanë mbetur pa rezultat kanë shkaktuar ankth në Turqi. Disa personazhe të njohur iu bashkuan një fushate në rrjetet sociale të titulluar ‘Gjeni Narin’.

Xhaxhai i Narin u arrestua javën e kaluar si i dyshuar për vrasje.

/abcnews.al