Valbonë/ Turisti lituanez humb kontaktet, kërkohet ndërhyrja e helikopterit

schedule13:05 - 8 Shtator, 2024

schedule 13:05 - 8 Shtator, 2024

Një shtetas lituanez, që nga dita e djeshme ka humbur kontaktet me pronarët e një bujtine ku ishte akomoduar, në zonën e Valbonës.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin e kërkim shpëtimit malor të Kosovës, kanë organizuar punën dhe nisur kërkimet për lokalizimin dhe gjetjen  e tij.

Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur është kërkuar ndërhyrja e helikopterit, për një monitorim me efikas, njëkohësisht zona po monitorohet me dronë.

/abcnews.al/