Partia Socialiste po zhvillon këtë të diel Asamblenë Kombëtare në Durrës.
Mbledhja nisi me fjalën e kryesocialistit Rama i cili u shpreh se brenda 6 muajsh do të zgjidhet skuadra që do të zbresë zyrtarisht në fushatë elektorale.
Gjithashtu nënvizoi se cilët kandidatë do të jenë në listën e hapur dhe kush në listën e mbyllur.
“Ne do të nisemi drejt përballje për mandatin e 4 qeverisës së PS pranverën e ardhshme. Për 6 muaj duhet të jetë gati të zbresë zyrtarisht në fushë skuadra jonë përfaqësuese PS 2030 për “Shqipërinë 2030″. Në bazë të ligjit të ri zgjedhor, pjesëtarët e përfaqësuesit tonë do jenë 187, 140 prej tyre në listën e hapur dhe 47 në listën e mbyllur të partisë. Është e udhës të ndaj me ju që sot se më e mira është që deputetët me më shumë se 1 mandat pa përjashtuar drejtuesit politikë të qarqeve ku bëj pjesë edhe unë personalisht të jenë me garë të hapur, ndërsa listën e mbyllur mund të jenë vetëm pak prej tyre që do kenë detyra specifike koordinuese si sekretari i përgjithshëm, apo drejtuesi i ri politik i diasporës. Pjesa kryesore e listës së mbyllur do jenë deputet me vetëm një mandat dhe të rinj e të reja.”, tha ai.