Asambleja e Kombëtare në Durrës/ Rama publikon foton nga salla: Do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re

schedule08:09 - 8 Shtator, 2024

schedule 08:09 - 8 Shtator, 2024

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga ambienti ku edhe do të mbahet Asambleja Kombëtare në Durrës.

Mbledhja nis në orën 11:00 dhe do të nisë me fjalën e kryeministrit Rama. Asambleja voton sot Kryesinë e re dhe Sekretariatin.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga salla ku sot në Durrës do të zgjedhim ekipin drejtues të Partisë Socialiste, e do të nisim punën për të ndërtuar skuadrën tonë të re përfaqësuese PS2030 për SHQIPËRINË 2030, ju uroj të diel të bukur”, shkruan Rama në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!