Qeveria e Venezuelës ka deklaruar se kandidati presidencial i opozitës, Edmundo González është larguar nga vendi. Gjithashtu theksohet se Gonzalez, ka kërkuar azil në Spanjë.
Ai ka qenë i fshehur pasi një urdhër arresti u lëshua, ndërsa opozita kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të korrikut – në të cilat Këshilli Kombëtar Zgjedhor i kontrolluar nga qeveria shpalli fitues Nicolás Maduro.
Zëvendëspresidentja e Venezuelës, Delcy Rodríguez, tha në një postim në mediat sociale se pasi kërkoi “vullnetarisht” strehim në ambasadën spanjolle në Karakas disa ditë më parë, Gonzalez i kërkoi qeverisë spanjolle azil politik.
Ajo shtoi se Karakasi kishte rënë dakord për kalimin e tij të sigurt dhe se ai ishte larguar, shkruan më tej BBC.
/abcnews.al/