“Në këndvështrimin tim personal Presidenti e lexon drejt, Kushtetuta është e qartë për radhën e gjyqtarëve kushtetues”. Është kjo përgjigjia që dha në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit sekretari për Çështjet zgjedhore në PD Ivi Kaso, i pyetur nëse kreu i KED ka konsumuar akuzat që i bën Presidenti. Sipas tij me hierakinë normale, fillon me Kushtetutën dhe normat, dhe Kushteuta është shumë e qartë lidhur me radhën e emërimeve.
I pyetur për përplasjen më të fundit Presidencë-KED-Qeveri-Parlament, Kaso shprehet se kjo është një situatë paradoksale që nuk e dëshiron askush, pasi shqiptarët kanë pritshmëri të mëdha nga reforma në drejtësi.
“Është një situatë paradoksale e cila nuk ishte aspak e dëshirueshme jo vetëm nga operatorët e sistemit të drejtësisë, por nga të gjithë shtetasit shqiptarë që në adoptimin reformës në drejtësi kanë pritshmëri të mëdha dhe rikthimin në eficencë që u mungonte dhe besimi në publik që cilido institucion të funksinojë, vetë natyra e komplikuar e sistemit parashikoheshin dhe ngërçe e situata përplasjesh.
E vetmja gjë që prisja që të vinte kjo përplasje është që t’u jepet rrugë ligjore në institucionet përkatëse që në këtë rast do jetë prokuroria e krimeve të rënda”. /abcnews.al