Ulja e PD-së në tryezën e dytë të reformës zgjedhore të thirrur nga OSBE, për Sekretarin e Çështjeve zgjedhore në PD, Ivi Kaso tregon përkushtimin e opzoitës që kjo reformë të realizohet duke adresuar problemet reale. Sipas tij një ndër to është edhe financimi 100% i partive nga shteti.
“Përkushtimi ynë jo vetëm në tryezën e reformës, por edhe sa herë jemi pyetur, jemi shprehur se opozita është e përkushtuar që kjo reformë të bëhet dhe të ulet në çdo tryezë që adreson problemet reale dhe financimi kërkon vëmendje maksimale të komunitetit ndërkombëtar duke sjellë ekspertizën më të mirë. Shpalosja e alternativës sonë nuk përbën ndonjë risi apo lajm se jemi në të nëjtën linjë”.
I pyetur se pse ulen në tryezë sa herë i thërret OSBE, ndërsa nuk bëhen pjesë e komisionit të reformës zgjedhore, Kaso shprehet se nuk është çështje emrash, por se reforma zgjdhore kërkon bashkëpunimin e të gjithë aktorëve politikë, ndërsa ai komision është i njëanshëm. Sipas tij e rëndësishme është që reforma të bëhet dhe të adresohen të gjitha problematikat.
“Ne nuk kemi thënë që nuk ulemi në tryezë, ne kemi thënë që nuk bëhemi pjesë e komisionit të reformës zgjedhore që është i dominuar nga njëra palë. Reforma zgjedhore që është bërë tradicionalisht me të gjithë aktorët në lojë dhe tashmë është kusht nga Bundestagu të të gjithë aktorëvë politikë dhe ne kemi qenë të angazhuar. Ne kemi shprehur se sa herë partnerët tanë janë në çdo lloj formati që na mundëson shpalosjen e alternativave dhe zgjidhjen, PD do të marrë pjesë. Nuk është çështje emrash.
E rëndësishme është që reforma të bëhet dhe qëndrimi ynë është i qartë deri në fund, dhe në fund do të afirmohet edhe ajo që ne kemi thënë se angazhimi ynë ka për të qenë serioz sikurse platformat dhe financimi, dhe drafti e zgjidhjet që do hartojmë kanë për të qenë ndryshime serioze që adresojnë të gjitha problematikat serioze”. /abcnews.al