Lajm i mirë për Guardiolën, titullari lë pas dëmtimin!

schedule19:08 - 19 Nëntor, 2019

schedule 19:08 - 19 Nëntor, 2019

Pep Guardiola ka marrë një lajm të mirë sot. Trajneri spanjoll do të ketë në dispozicion portierin brazilian, Ederson Moraes. Ky i fundit u dmëtua në ndeshjen e Champions League përballë Atalantas, pak ditë para sfidës më të rëndësishme të sezonit, atë ndaj Liverpool në Premier League.

Ederson nuk luajti në atë humbje 3-1 ndaj të kuqve, por tashmë është rikthyer të jetë i gatshëm. Faza e pushimit 2-javor për shkak të kombëtareve ka qenë i favorshëm për portierin brazilian, i cili ka pasur kohë të rikuperohet.

Tashmë, Guardiola do të ketë të gatshëm një prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës në vitet e fundit. Manchester City renditet në vend të katërt për momentin, në kuotën e 25 pikëve, 9 pikë më pak se Liverpool kryesues./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!