Një protestë është zhvilluar jashtë selisë së IDF-së në Tel Aviv ku bëhet thirrje për lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza.
“Të gjithë jemi peng të qeverisë së gjakut!. Një marrëveshje që nuk është nënshkruar vret të gjithë!”, thanë protestuesit.
Një zjarr është ndezur në rrugën Begin, por është fikur shpejt nga policia.
Kjo është protesta e pestë radhazi që zhvillohet në Tel Aviv, ku kërkohet lirimi i pengjeve izraelitë në Gaza./abcnews.al