“Drejtësia ekzistonte e kapur nga pushteti i radhës”, Zogaj: Tani ka përpjekje për ta vonuar

schedule17:32 - 19 Nëntor, 2019

schedule 17:32 - 19 Nëntor, 2019

Analisti Preç Zogaj ka përjashtuar mundësinë e kapjes së sistemit të ri të drejtësisë, pais sipas tij drejtësia e vjetër ka qenë e kapur nga pushteti i radhës. I ftuar në studion e ABC News, Zogaj theksoi se sot ka përpjekje për ta tribluar dhe vonuar, por sipas tij nuk ka asnjë rrugëdalje tjetër veç ngritjes së institucioneve të drejtësisë.

“Situata është e paqartë, e ndërlikuar, sidomos ditët e fundit është një situatë juridike jo shumë e qartë për publikun. Nuk kuptohet qartë nga njerëzit dhe për fat të keq konflikti është për atë institucion që duhet të gjykonte konfliktet e tjera dhe duket pa rrugëdalje, por vendi do shkojë drejt ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, reforma në drejtësi po ecën, po ngrihet SPAK e BKH dhe këto janë arritje të rëndësishme dhe paralel Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë, por në thelb reflekton një mundim dy vjeçar për ngritjen e reformës në drejtësi, kaq e rëndësishme ëhtë kjo reformë që pritet t’i japë fund periudhës së tranzionit për një fillim të ri në Shqipëri. Ka përpjekje për ta penguar.

Unë këtë të kapjes në dallim nga shumë të tjerë e përjashtoj, e kapur ishte se ekzistonte si e kapur. Qeveria e kryeministri i radhës e kishte drejtësinë në dorë, në momentin që ndodhte rrotacioni drejtësia i ofrohej sistemit të ri. Nga kjo pikëpamje drejtësia ishte e kapur, më të kapur Rama kishte të vjetrën jo këtë sot. Bëhet fjalë për një reformë shumëvjeçare, për kapje nuk flas, por përpjekje për ta tribluar dhe vonuar pak”. /abcnews.al