Teutë Rrusta nga Partia Socialdemokrate (PSD) ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” se Kosova po bën hapa pas me qeverinë e Albin Kurtit. Ajo ka theksuar se veprimet e papërgjegjshme e kanë shkatërruar Kosovën.
“Kosova është duke shënuar momente të reja me këtë qeverisje. Ju e dini se ne jemi shumë kritik për segmente të qeverisjes, mirëpo më e rëndësishme është të kuptojmë që loja me Urën në këtë rast, e cila interpretohej si kërcënim nga serbët lokalë. Ne mund të themi si mund të jetë kërcënim, por duhet ta kemi parasysh që aty është një komunitet që është pa përfaqësim politikë, edhe i cili nuk ka mënyrë tjetër me i përcjellë problemet. Ne kemi parë në Kosovë një qeveri që ka qene goxha shpërfillëse ndaj kësaj.
Këto veprime të papërgjegjshme, ne na bëjnë me kuptu që janë me paramendim, sepse si është puna, që t’i deri tani fole që do ta hapësh urën që qarkullohesh, pastaj dihet që pak më poshtë ka dhe ura të tjera. Pra, nuk bëhej fjalë për mundësinë e qarkullimit të mjeteve, por bëhet fjalë për simbolikat, që në njërën anë po e rrisin votën e kryeministrit përbrenda, por po trazojnë shumë pasiguri dhe trazira, për shkak se për herë të parë Kosova pas kaq shumë vitesh po shihet për tema të pasigurisë rajonale. Ne kemi qene viktima para 24-25 vitesh, sot kemi përgjegjësinë tonë në bërjen e paqes dhe në përkujdesjen, në mënyrën se si sillemi me pakicat. Kemi disa humbje.
Të gjithë këtu në Kosovë e duatrokisnin kryeministrin se po e hap urën, tani që nuk po e hap urën kush i merr përgjegjësitë. Është duke u luajtur me dy standarde, përdorimi i popullizmit është duke e gërryer kohezionin e brendshëm dhe më shumë shumë shoqëria ka qene e polarizuar për sa i përket çështjeve”, u shpreh Rrusta.
Më tej, ajo tha se vendi ka problematika sistematike prej shëndetësisë dhe arsimit, që nuk kanë gjetur zgjidhje nga qeveri.
“Prej shëndetësisë dhe arsimit, kemi probleme sistematike, sistemore që nuk kanë gjetur zgjidhje nga kjo qeveri. Është shumë vështirë që qytetarët të ndërrojnë votën, por ende ekziston besimi që kjo qeveri do arrijë ti dalë disa çështjeve zot, mirëpo mos të harrojmë që forcat populiste vijnë në pushtet dhe duke bindur qytetarët se cilat janë zgjidhet. Për shembull, jo më shumë se sot nuk ka pasur ndjenjë anti Serbi në Kosovë. Kjo është gabim për mendimin tonë dhe ne si parti na kushton në një farë forme, sepse kjo qeveri e ka bindur qytetarin e Kosovës që problemi buron nga Serbia”, shtoi Rrusta./abcnews.al