Brazili po luan kundër Koresë së Jugut një miqësore dhe po udhëheq me rezultatin 3-0. Dy golat e parë të takimit janë realizuar në që në pjesën e parë dhe fillimisht ishte Paqueta ai i cili zhbllokoi shifrat me një goditje me kokë.
Ishte Coutinho ai që bëri një lëvizje të bukur brenda zonës dhe më pas pasoi për Renan Lodi. Ky i fundit krosoi në zonë dhe numri “10” i Brazilit gjeti rrugën e rrjetës, në një javë ku për të nuk kanë munguar sulmet dhe kritikat.
Golin e dytë e shënoi vetë Coutinho. Mesfushori i Bayern Munich ekzekutoi në mënyrë perfekte një goditje dënimi, duke e shtangur portierin kundërshtar. Kur kanë kaluar një orë lojë, ka shënuar edhe Danilo, me një goditje të fortë nga jashtë zone. /abcnews.al