Presidenti Begaj vizitë në Letuani, takon ushtarët shqiptarë

schedule14:06 - 4 Shtator, 2024

schedule 14:06 - 4 Shtator, 2024

Pas takimeve zyrtare në Letuani, në ditën e tyre të vizitës zyrtare, kreu i shteti shqiptar, shkoi në terrenin e ushtarakëve.

Fillimisht Begaj u prit me një paradë ushtarake, në komandën e Grupit të Betejës në Kamp Ādaži, në prani të Ministrit letonez të Mbrojtjes, Andris Spruds.

Bashkë me të Begaj qëndroi mes ushtarëve, të Divizionit Shumëkombësh i NATO-s për Veriun, që drejtohet nga Danimarka.

Më pas një takim veçmas me forcat e armatosura të Shqipërisë, ku vlerësoi kontributet dhe përkushtimin e tyre. Gjatë bisedës me ushtarakët, Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për sakrificat e tyre, duke i garantuar mbështetjen e tij dhe të shtetit për pjesëmarrjen në këtë mision që nderon Shqipërinë e rreshtuar në bllokun e Aleancës kundër agresionit rus në Ukrainë.

Gjatë vizitës në Kamp Adazi, kreu i shtetit nderoi dy Dëshmorët e Atdheut, që ranë në krye të detyrës në vitin 2019, Nëntetar Zarife Hasanaj dhe Major Klodian Tanushin, duke kryer homazhe në memorialin e tyre.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!