Princ Andrew ,djali i dytë i mbretëreshës Elizabet vazhdon të jetë në qëndër të mediave britanike.
Një nga vajzat e cila thotë se është trafikuar dhe abuzuar nga Epstein kur ishte vetëm 15 vjeçe, po flet për herë të parë në publik. Ajo ka thënë se Epsteini përdorte princin britanik për të joshur vajzat tek “ishulli i pedofilëve”.
Vajza 31 vjeçare, e cila nuk e ka dhënë ende emrin, nuk kishte folur në publik më parë, por ishte identifikuar si Anonimja 15.
Ajo thotë se bashkëpunëtorja e Epsteinit e kishte joshur duke i dhuruar një iPod dhe më pas e kishte abuzuar tek ferma e “New Meksiko” para se t’ia kalonte milionerit.
Pas abuzimit, Epsteini e kishte ftuar te ishulli në Virgin Islands, duke i thënë se do të ishte dhe princi Andrew atje por ajo kishte refuzuar.
Princi Andrew ka mohuar të ketë pasur lidhje me trafikun e Epsteinit. Ai është akuzuar nga një tjetër vajzë se ka kryer marrëdhënie me të kur ishte 17. Ai i ka mohuar akuzat dhe ka thënë se faji i vetëm ka qenë që është shoqëruar me një si Epstein, por s’ka marrë pjesë në asnjë prej veprimtarive për të cilat akuzohet./abcnews.al
Të hënën, Rohan Silva, i cili tani është një gazetar i Evening Standard, shkroi një pjesë ku tregoi se intervista mbretërore e transmetuar të shtunën, kishte bërë që ai të reflektonte për veprimet e tij të së kaluarës me princin 59-vjeçar.
Ai akuzoi Andrew për përdorimin e parullave raciste dhe argumentoi se është e rëndësishme të flasim publikisht për të gjitha mënyrat e sjelljes së papranueshme ndaj atyre që janë në pozicione pushteti ose privilegji./abcnews.al