BE cakton vitin 2025 për valën e ardhshme të zgjerimit: 2018 vit i mundësive të reja

schedule14:26 - 9 Janar, 2018

schedule 14:26 - 9 Janar, 2018

Komisioneri për zgjerimin Johanes Hahn deklaroi se vendet e Ballkani perëndimor tashmë kanë një mundësi nhistorike për të qenë [pjesë e Bashkimit europian. Në fakt viti 2025 pritet të jetë dhe afati përfundimtar për zgjerimin e rradhës së Bashkimit Europian

Bashkimi Europian pritet të vendosë vitin 2025 si datë përfundimtare për valën e ardhshme të zgjerimit, por gjithësesi çështjet e pazgjidhura në Ballkanin perëndimor mund të ngadalësojnë edhe më këtë proces.

Në një raport të komisionit europian që pritet të publikohet në 14 shkurt, thuhet se vendet e ballkanit perëndimor kanë një mundësi historikle pasi për herë të parë perspektiva e tyre për anëtarësim është e qartë.

Më tej shkruhet se me një vullnet të fortë politik dhe me reforma leale si dhe zgjidhje të qëndrueshme mes vendeve fqinje, serbia dhe Mali i Zi mund të jenë gati për anëtarësim në vitin 2025.

Për sa i përket Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, MAqedonisë dhe Kosovës, këto vende deri atëherë duhet të kënë shënuar një progres të shëndoshë në mënyrë që negociatat të shkojnë përpara

Raporti në fjalë është një pikë kthese, pas deklaratës së presidentit të komisionit europian Zhan Klod Junker i cili në 2014-ën deklaroi se nuk do të kishte më anëtarësime në të ardhmen e afërt.

Ndërkohë serbia dhe Mali i zi, i kanë hapur negociatat, mne Shqipëruinë dhe Maqedoninë që shpresojnë ta bëjnë këtë vit, gjithnjë nëse MAqedonia zgjidh cështjen e emrit me Greqinë.

E ndërsa Bosnje e hercegovina synon të fitojë statusin e vendit kandidat, Kosova po pret që të emërohet si një vend kandidat

Por në të njëjtin raport shkruhet qartë se mosmarrëveshjet mes vendeve fqinje mund të ngadalësojnë procesin dhe afatin e vendosur, i cili konsiderohet ambicioz.

Për këtë arsye porpozohet që mosmarrëveshjet për sa i përket bvendosjes së kufijve duhet të zgjidhjen me arbitrrazh ndërkombëtar në Hagë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje e pranuar nga palët.

Pika më e komplikuar e këtij raporti është fakti se Serbia nuk pranon të njohë pavarësinë e Kosovës, ku nënvizohet se normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve është thelbësore për të dyja palët.

Por gjithësesi problemi i Kosovës shkon përtej serbisë pasi kanë ende pesë vende anëtare të Bashkimit Europian ende nuk e njohin pavarësinë e saj. Ndërkohë që kryeministri kosovar Ramush Haradinaj tka paralajmëruar se do të bllokojë gjykatën speciale në vend e cila do të hetojë për krimet e luftës për të cilat akuzihet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Të hënën Shtetet e Bashkuara të amerikës refuzuan ti japin vizë kreut të ekzekutivit kosovar i cili do të merrte pjesë në një eveniment në Ajua në 11 shkurt. Një veprim që u cilësua si ndëshkim për shkak të deklaratave të tij rreth gjykatës special.

Nga ana tjetër pritet që mosmarrëveshja për emrin mes maqedonisë dhe Greqisë të zgjidhet në muajin qershor të këtij viti. Greqia ka penguar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, dhe Bashkim Europian për shkak se sipas Athinës emri i maqedonisë është emri i një rajoni grek.

Por Shkupi dhe athina janë pranë arritjes së një marrëvesheje të ndrmjetësuar nga Kombet e Bashkuara.

Por lista e mosmarrëveshjeve mes vendeve të ballkanit perëndimor është më e gjatë dhe ekziston prej 20 vjetësh.

Kroacia dhe Sllovenia, të cilat janë tashmë anëtare të Bashkimit Europian, nuk kanë rënë ende dakord për kufirin e tyre detar, në një kohë që Kroacia ka diskutime të hapura për kufijtë dhe me Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë. Kosova ka rënë dakord me Malin e zi për demarkacionin, por Prishtina nuk ka pranuar ende ratifikimin e marrëveshjes.

Bashkimi europian do të zhvillojë një samit për vendet e ballkanit perëndimor në 18 maj në Sofie. Ndërsa pritet publikimi i progres raporteve për Ballkanin në muajin prill

Por në planet e presidentit të komisionit europian Juncker është dhe neutralizimi i ndikimit rus në rajon. Sipas tikj Rusia po furnizon median e ballkanit me proopagandë anti BE, si dhje po nxit nacionalizmin serb me marrëbeshje për armët.

Një vit më parë të dyshuar si spiunë rusë u akuzuan për një përpjekje të dështuar për grusht shteti në Malin e Zi për të penguar vendin në anëtarësimin në Nato. Ministri i jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, pak kohë më parë deklaroi për EUobserver se priste që një gjë e tillë të nmdodhte dhe në Maqedoni këtë vit, duke e cilësuar si një skenar të mundshëm./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!