Zyrtarisht Luis Enrique është rikthyer në krye të Spanjës. Federata Spanjolle e Futbollit e njoftoi diçka të tillë përmes një konferencë për shtyp, kur presidenti Luis Rubiales sqaroi edhe situatën. Ai zbuloi se kontrata me Robert Moreno ka qenë e tillë, që kur Enrique të ishte gati, ai mund të kthehej.
“Është e rëndësishme që ju të dini të vërtetën. Do bëjmë një përmbledhje të asaj që ndodhi. Sot mund të konfirmojmë që Luis Enrique kthehet në krye të ekipit kombëtar. Më 19 qershor prezantuam Roberto Moreno.
Atë ditë ne nënshkruam një kontratë, ku ishte e qartë se nëse Luis Enrique mund të kthehej, do ta bënte diçka të tillë. Askush nuk mund të ndihet i mashtruar”, është shprehur Rubiales para mediave ditën e sotme.
Enrique u largua në muajin qershor për shkak të problemeve shëndetësore që kishte vajza e tij, e cila më pas u nda nga jeta. Për herë të parë tekniku spanjoll e kishte marrë drejtimin e kombëtares së vendit të tij në korrik të vitit 2018.
Ai pasoi Fernando Hierro dhe në krye të Spanjës regjistroi 8 fitore dhe 2 humbje. Tanimë pritet të nisë një kapitull të ri me Spanjën. Pas pesë muajsh ai rikthehet në krye të Spanjës dhe do e drejtojë kombëtaren e vendit të tij në Euro 2020. /abcnews.al
? EN DIRECTO | Rueda de prensa de Luis Rubiales y José Francisco Molina desde la Ciudad del Fútbol https://t.co/BZKS0Ra9o7
— Selección Española de Fútbol (@SEFutbol) November 19, 2019