Vetëvritet në burg i dënuari/ Vrau djalin e tij dhe nusen shtatzënë, Engjëll Ucaj gjendet i varur në qeli

schedule12:18 - 2 Shtator, 2024

schedule 12:18 - 2 Shtator, 2024

I dënuari Ëngjëll Ucaj është gjetur i vetvrarur në dhomën e tij të burgut këtë të hënë në burgun e Peqinit.

Ucaj, i dënuar me 25 vite burg për veprat penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese” dhe “Armëmbajtje pa leje,” sipas neneve 79/dh dhe 278/2 të Kodit Penal, ishte pranuar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin më 20 qershor 2023.

Pas gjetjes së tij nga punonjësit e policisë, Ucaj u transportua menjëherë në urgjencën e spitalit të Peqinit, ku, pas përpjekjeve të mjekëve nuk artiti tja dalë.

Ky i dënuar ishte përgjegjës për vrasjen e djalit të tij 27-vjeçar dhe bashkëshortes së tij shtatzënë.

Nga ana e IEVP-së Peqin janë vënë në dijeni autoritetet përkatëse për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!