Lëvizje te Dinamo. Blutë e kryeqytetit kanë vendosur të ndryshojnë trajner dhe fillimisht kanë njoftuar largimin e italianit Mauro Manzoni. Tekniku i ri do të vijë sërish nga vendi fqinj dhe synohet nxjerrja nga kriza e bluve.
“Mauro Manzoni largohet nga drejtimi i Dinamos. Tekniku italian ndërpret marrëdhëniet me klubin blu, pas vetëm 1 muaji në krye të stolit Dinamovit për arsye familjare. F.K. Dinamo e falënderon për bashkëpunimin dhe i uron suksese në vazhdim!”, thuhet në njoftimin e klubit.
Dinamo renditet në vendin e fundit në grupin A të Kategorisë së Parë dhe në janar është e nevojshme që të ndërhyhet në merkato, ndryshe skuadra kryeqytetase rrezikon të bjerë në Kategorinë e Dytë. /abcnews.al