Kreu i federatës së sindikatave të Izraelit, Histadrut, ka bërë thirrje për një grevë të përgjithshme të hënën për t’i bërë presion qeverisë për të arritur një marrëveshje me Hamasin për kthimin e pengjeve izraelite.
Arnon Bar-David u bëri thirrje të gjithë punëtorëve civilë që t’i bashkohen grevës. Ai tha se aeroporti kryesor ndërkombëtar i Izraelit, aeroporti Ben Gurion, do të mbyllet nga ora 8 e mëngjesit me kohën lokale.
Kjo vjen pasi një forum i familjeve të pengjeve kërkuan një “ndalim të plotë të vendit” për të nxitur zbatimin e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve, në përgjigje të zbulimit të trupave të gjashtë pengjeve izraelitë.
/abcnews.al