Federata Spanjolle ka njoftuar se sot do të mbahet një konferencë për shtyp prej orës 12:30. Presidenti Luis Rubiales dhe drejtori sportiv Jose Francisco Molina do të flasin para mediav. Sikurse kanë raportuar mediat në Spanjë, pritet që të zyrtarizohet rikthimi i trajneri Luis Enrique.
Luis Moreno kështu do të lërë pankinën, ndërkohë që ka edhe nga ata që janë të habitur nga kjo lëvizje e fundit. Një prej tyre është edhe portieri Iker Casillas, i cili ka reaguar përmes profilit të tij në “Twitter”.
“Jemi një vend parodish. Forca Spanja”, shkruan portieri, i cili kohët e fundit ka kritikuar edhe në lidhje me kriteret që përdoren për dhënien e çmimeve individuale për futbollistët. /abcnews.al
Somos un país de chirigota…qué viva España! ????
— Iker Casillas (@IkerCasillas) November 18, 2019