Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

“Nuk heqim dorë nga BE”, Rama në Pragë: Para se të jetë vonë, BE duhet të bëjë disa gjëra ndryshe

schedule11:50 - 31 Gusht, 2024

schedule 11:50 - 31 Gusht, 2024

Kryeministri Edi Rama sërish u përgjigj për përpjekjet e Shqipërisë për në Bashkimin Europian, në një panel të dytë në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024 në Pragë.

“Së paku këtë fakt nuk e vendosin dot në Bruksel, ne jemi një vend europian, kjo nuk vendoset në Bruksel. Kam sidoqoftë një qasje pak më ndryshe se Alexander, nuk ka qenë Emmanueli, ka qenë Vladimiri. Evropës i duhej Vladimiri të sulmonte Ukrainën dhe të mos e merrte më të mirëqenë që Ballkani Perëndimor është aty. Mjafton të thuash që një ditë horizonti blu është i juaji, por për momentin duhet të bëni ca gjëra të tjera dhe duhet të kuptoni se është e bazuar në meritë. Ne jemi në mënyrë kokëfortë të dashuruar me Evropën edhe nuk pranojmë jo për përgjigje. Ne do të jemi me BE deri në fund.“, u shpreh Rama.

“E ardhmja e Europës. Çfarë na pret?”, ishte tema e diskutimit, ku kreu i qeverisë, u shpreh se rajoni ëhstë nën influence ruse dhe kërkoi që përpara se të jetë vonë, BE të ndryshojë disa gjëra kundërjt vendimarrjes për Ballkanin.



“Rajoni është një hapësirë ku Rusia ka shumë influencë. Para se të jetë vonë, disa gjëra duhet të bëhen ndryshe, duke nisur nga plani i rritjes, i cili është diçka e re në historinë e integrimit se vendeve jo anëtare u jepet shans të nisin të integrohen në tregun e përbashkët dhe pjesë të tjera.”, shtoi Rama.

Kur vjen fjala për Europën gjithnjë e më shumë po o vihet theksi për emigracionin dhe këtu një eksperiencë përmendet marrëveshja mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Nuk i themi dot jo Italisë. Nuk i thua dot jo as Giorgias. Nuk i thua dot Italisë për shkak të historisë, shumë gjërave dhe faktit se sa shumë ka qenë e pranishme për ne Italia kur kemi në situata të këqija. Së dyti, sepse jemi të gjithë evropianë dhe duhet të sillemi si evropianë. Edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e kësaj familjeje të përbashkët evropiane, ky është një problem për të gjithë Evropën.“, tha Rama.

Në fund, Rama u shpreh se Europa më shumë se kurrë ka nevojë për emigrant por çdo gjë duhet të bëhet në mënyrë të rregullt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!