Ka qenë një konflikt i hershëm për çështje prone ai që çoi në dhunimin e Lavdije Buzherit nga Kordhoca e Lazaratit, e cila ka përfunduar në spital me dëmtime të mëdha.
Gazetari Orgest Sako raporton për abcnews.al se sherri ka kohë që ka nisur dhe ka të bëjë me pronësinë e përbashkët mbi një magazinë ku edhe zhvillon aktivitetin gruaja.
Konflikti mes saj dhe të afërmëve të ish-bashkëshortit të ndjerë ka nisur fill pasi ky i fundit ndërroi jetë për ndarje të pronës me të afërmit. Ka qenë nipi i bashkëshortit që dhunoi mbrëmë 52 vjeçaren, e cila ka përfunduar me dëmtime në repartin kirurgjik të spitalit të Gjirokastrës.
Debati zhvillohet mes kunetërve, vjehrrit dhe nuses se djalit, pikërisht Lavdijes së dhunuar për shkak të ndarjes së pronave.
Mësohet se të gjithë personat e përfshirë në këtë konflikt kanë urdhra mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit, të cilat shkojnë në më shumë se 25 të tillë.
Ndërkohë dje i riu lazaratas është futur në zyrën e 52-vjeçares, e ka dhunuar atë duke i krijuar plagë të shumta në trup dhe gjymtyrë.
Në vengjarje ka mbërritur menjeherë policia dhe e ka shoqëruar agresorin në komisariat, por më pas ky i fundit është liruar, pasi e dhunuara nuk ka bërë padi.
Ndërkohë që gruaja biznesmene ndodhet në gjendje të rënduar fizike dhe psikologjike në spital, siç mund të shihet edhe nga pamjet, ku shenjat e dhunës janë mëse të dukshme./abcnews.al