Britania ka shprehur shqetësimin për metodat e përdorura nga Izraeli në sulmet në Bregun Perëndimor.
“Ne vazhdojmë t’u bëjmë thirrje autoriteteve izraelite që të ushtrojnë përmbajtje, t’i përmbahen ligjit ndërkombëtar dhe të vetëpërmbahen në veprimet e atyre që kërkojnë të ndezin tensionet,” thuhet në deklaratë.
Të hënën, Ben-Gvir , i cili ka injoruar në mënyrë të përsëritur ndalimin e qeverisë izraelite që hebrenjtë të faleshin në kompleksin e xhamisë Al-Aksa, tha se nëse do të ishte e mundur, ai do të ndërtonte një sinagogë në zonën e kompleksit, të njohur për hebrenjtë, si Mali i Tempullit.
/abcnews.al