Ish sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry, foli për aventurën e tij të re te Montreal. Legjenda franceze tha se ai dëshironte të harronte atë “dështim” te Monaco, duke u bërë trajner i Montreal Impact.
Monaco shkarkoi 42-vjeçarin në janar, pasi Henry fitoi vetëm pesë nga 20 ndeshjet në krye të pankinës. “Kur bie, duhet të mësosh si të ngrihesh”, tha fillimisht Henry. “Ju mësoni më shumë veten tuaj në situata të vështira.
Forca dhe dëshira për t’u rikthyer gjithmonë e për t’i provuar të tjerët gabim ka qenë historia e jetës sime. I vetmi gabim që mund të bëja ishte të mos mësoja nga ajo që ndodhi”. Henry nënshkroi një marrëveshje dy-vjeçare me skuadrën e MLS./abcnews.al