Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Rusia lëshoi më shumë se 100 raketa dhe 100 dronë gjatë sulmit të saj në Ukrainë.
Ai u bëri thirrje aleatëve të Kievit që t’i përmbahen marrëveshjes për prokurimin e sistemeve dhe raketave kundërajrore dhe shtoi se Ukraina dhe partnerët e saj duhet të krijojnë një marrëveshje të përbashkët kundërajrore për “të rrëzuar dronët dhe raketat ruse”.
/abcnews.al