“Integrim pa pritur që të bëhemi anëtarë të BE”, Rama: Synojmë të lançojmë një datë të re reformash

schedule09:49 - 26 Gusht, 2024

schedule 09:49 - 26 Gusht, 2024

Kryeministri Edi Rama foli për reforma të reja, që sipas të cilit, do të rrisin shkallën e integrimit të vendit pa pritur që të bëhet anëtare e BE-së. Në konferencën me ambasadorët e Shqipërisë, kreu i qeverisë tha se lancimi i reformave të reja që do të ndihmojnë në këtë proces janë një synim ambicioz.

“Plani i ri i rritjes në dorën tonë dhe së bashku me partnerët tanë në Bruksel jemi në një proces sistemimi të të gjithë hapave dhe të të gjithë piketave që do të duam të arrijmë përmes këtyre hapave pikërisht për të rritur ndërkohë masën e integrimit pa pritur që të bëhemi anëtarë të BE.

Kjo është arsyeja se pse pa na kërkuar askush ne kemi nisur një proces të ri përmes një synimi absolutisht ambicioz për të lancuar një datë të re reformash, duke u organizuar në Kuvend me komisionin e posacëm për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe anti-korrupsionin.”, u shpreh kryeministri Rama.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!