“Shqipëria, transformim historik në planin e brendshëm dhe të jashtëm”, Rama: Kush thotë të kundërtën, injoron faktet

schedule09:46 - 26 Gusht, 2024

schedule 09:46 - 26 Gusht, 2024

Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria ka pësuar një trasnformim historik, si në planin e brendshëm me reformat e ndërmarra, ashtu edhe në atë të jashtëm, teksa përmendi imazhin që ka krijuar vendi ynë në arenën ndërkombëtare. Në fjalën hapëse në konferencën me ambasadorët e vendit, Rama u shpreh:

“Jetojmë sot në një kohë të shenjuar nga një transformim historik i Shqipërisë dhe kush thotë të kundërtën injoron faktet apo lufton me faktet. Si në planin e brendshëm, atë të shtet ndërtimit demokratik dhe evropian të sistemit të institucioneve të vendit në funksion të një zhvillimi të qëndrueshëm ekonomik dhe social drejt BE dhe në planin e jashtëm, atë të përcaktimit dhe të konsolidimit të vazhdueshëm të një roli pro aktiv të vendit.

Progresi i kësaj kohe, transformimi të madh, është i dukshëm, dhe dhe i përshëndetur botërisht. Diplomacia jonë ka hyrë në një dinamikë të re, ka luajtur një rol kyç në zhvillimet transformuese të kësaj kohe, që duhen shtyrë më tutje edhe përmes diplomacisë për të përmbushur vizionin e Shqipërisë 2023. Sot Shqipëria negocion anëtarësimin në BE pas një procesi të jashtëzakonshëm skanimi të të gjithë sistemit të organizimit të vendit, skuadra kombëtare e Shqipërisë, me të gjitha repartet e saj për 33 kapituj dhe tre kritere themelore, u vlerësua me notat më pozitive nga partnerët tanë në Bruksel, ku vendi mori një vlerësim të qartë për gatishmërinë për t’iu përmbajtur legjislacionit të BE në të gjitha fushat dhe një hartë të qartë hapash për ta përmbushur këtë ëndërr të vjetër kombëtare.”, u shpreh kryeministri.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!