VIDEO/ Pamje apokaliptike në Brazil, 45 qytete në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarreve

schedule09:03 - 26 Gusht, 2024

schedule 09:03 - 26 Gusht, 2024

Brazili tani është “në luftë kundër zjarreve dhe krimit”, tha të dielën ministrja e mjedisit e vendit të madh të Amerikës Latine, Marina Silva, pasi një gjendje e jashtëzakonshme është shpallur tani në 45 qytete në shtetin e São Paulo.

Pas një takimi për përballimin e krizës ku mori pjesë edhe presidenti Luis Inacio Lula da Silva, ministrja theksoi se kanë nisur hetimet nga policia federale për të zbardhur shkaqet e zjarreve që kanë përfshirë rajonin ditët e fundit.

Guvernatori i shtetit të Sao Paulos, Tarquisio ji Freitas, i cili shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 45 komunitete, njoftoi se dy persona u arrestuan me dyshimin për zjarrvënie.

Një nga zonat më të prekura është ajo e Hibeiru Preto, një qytet me më shumë se 700,000 banorë, rreth 300 kilometra nga São Paulo, në zemër të zonave të mëdha bujqësore.

Situata të kujton “Apokalipsin”, me “shumë erë, shumë tym, nuk shohim asgjë dhe është vetëm ora 17:00”, tha një nga qytetarët që ka realizuar videon me maskë, duke u mbrojtur për shkak të tymit.

Përhapja e zjarreve favorizohet nga një periudhë thatësie ekstreme, në shtetin e São Paulo dhe në Amazon (në veri), ku zjarret kanë shpërthyer.

Që nga fillimi i këtij viti, në rajonin ku ndodhet pylli më i madh i shiut në botë, janë raportuar të paktën 48.674 zjarre, numër ky që është rritur me 76% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!