Drejtori i Gazetës “Liberale” Ervis Iljazaj ka komentuar në studion e ABC News përpalsjen më të fundit për kushtetuesen dhe qëndrimin e Presidencës për shpalljen non grata të ambasadorit të OSBE-së Bochardt.
Në këndvështrimin e Iljazajt, roli i ndërkombëtarëve mund të kritikohet e gjykohet, por kurrsesi nuk mund të shmanget dhe përjashtohet. Sipas tij kritikat dhe sulmet që i janë bërë Bochard tregojnë një marrëdhënie të tensionuar që kulmon me një vendim për shpalljen non grata.
“Shpallja non grata e ambasadorit Bochardt është kulmimi i një marrëdhënieje jo të mirë mes Presidencës dhe qeverisë. Kritikat, sulmet që i janë bërë Bochard tregojnë një marrëdhënie të tensionuar që kulmon me një vendim”.
Pse tani?
“Se tani jemi në fazën e re të knfliktit politik, me organet e reja politka do hyjë në fazë tjetër, që organet e reja po hasin në kritika të mëdha dhe kjo do të sjellë një konflikt tjetër që vendet e tyre me të gjitha këto kritika dhe mospranim që po i bën Presidenca po çon deri atje sa këto vendimet të mos njihen. Në vitet e fundit është vënë në pikëpyetje roli i ndërkombëtarëve sidomos nga opozita, por ndërkombëtarët në Shqipëri janë të pashmangshëm mund të kritikohen deklaratat e tyre, por jo të evitohen.
Roli i ndërkombëtarëve në Shqipëri nëse para dy vitesh nuk prekej kriza poltike ka vënë në nediskutim deklarata e tyre gjë që më parë ishte e pamendueshme. Këtu institucioni i Presidencës dhe opozitës gjykon që janë një nga shtytësit kryesorë. Aleatët e Shqipërisë janë një nocion më i gjerë se një ambasador.
Nëse Presidenti ka fakte për ta shpallur të tillë po ia bën të ditur amabsadorit.
Nuk duhet lënë pa theksuar fakti që disa ambasadorë kanë vendime të disbalancuara. Por theksoj se nuk ecën dot përpara pa marrëdhëniet me ndërkombëtarët, mund të kenë gabime, por kanë dhënë dhe kontribut të madh. Roli i ndërkombëtarëve mund të kritikohet, po jo të përjashtohet”. /abcnews.al