Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, arrestohet 38 vjeçari në Fier

schedule21:31 - 24 Gusht, 2024

schedule 21:31 - 24 Gusht, 2024

Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit pasi ishte shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Ndaj tij Gjykata e Apelit Tiranë kishte dhënë masën e arrestit në burg.

Sipas policisë, 38 vjeçari ka tentuar që të vrasë me armë zjarri një person për motive të dobëta, ngjarje e ndodhur në vitin 2021 në Berat. Ai u ndalua në banesë në lagjen “1 Maji” në qytetin e Fierit.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Vrasje me dashje”, të ngelur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, si dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!