Pakënaqësia e mesfushorit latin, largimi nga Arsenali çështje kohe

schedule13:45 - 18 Nëntor, 2019

schedule 13:45 - 18 Nëntor, 2019

Arsenali nuk po kalon një periudhë të mirë në kampionat. Objektivi i londinezëve është ‘top four’ dhe për momentin është plot 8 pikë larg. Në ekip ka edhe të pakënaqur dhe në merkaton e janarit priten largime.

Lucas Torreira është gjithnjë e më larg Arsenalit. Mesfushori me tipare mbrojtëse ka kohë që e ka shprehur pakënaqësinë e tij. Arsyeja kryesore pse Torreira mendon largimin është pozicioni ku tranjeri Emery e vendos uruguaianin në fushë.

Qarkullojnë zëra se Torreira mund të transferohet tek kuqezinjtë e Milanit. Një largim i mundshëm i Franck Kessie drejt Premier League mund ti hapë udhë transferimit të Torreirës në Milano. 23-vjeçari ka luajtur vetëm 4 ndeshje në këtë sezon, ku ka shënuar dhe 1 gol. /abcnews.al